1 Maj 1947, u shfaq premiera “Dasma Shqiptare”

Filarmonia Shtetërore, dha më 1 Maj 1947, premierën koreografike “Dasma Shqiptare”, të bazuar mbi motivet e këngëve dhe valleve popullore. Trupa e filarmonisë, si bërthama e ardhshme e Teatrit të Operas dhe Baletit, në repertorin e vet kishte gjithashtu, spektakle të tilla si “Vallëzimi i popujve”, “Shatrivani i Bahçirsarajt”, “Esmeralda”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare