1 Qershori, është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve ose Dita e Mbrojtjes së tyre. U vendos në Sesionin e Këshillit të Federatës Demokratike të Grave, mbajtur në Moskë, si dita e luftës kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve dhe për arsimimin e tyre. Që më 1946, është krijuar UNICEF-i, një organizatë ndërkombëtare, që i siguron ndihmë dhe përkrahje fëmijëve, në vendet e varfëra dhe të prapambetura. Më 1989, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi Konventën “Për të drejtat e fëmijëve”, që është një akt i rëndësishëm ndërkombëtar, në mbrojtje të të drejtave të brezit të ri dhe për sigurimin e kushteve për mirërritjen e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate