10 Janar 1802, përkujtohet sot inxhinieri i shquar Karl Gega

Karl Gega

Bota shkencore shqiptare, më 10 Janar, feston përvjetorin e lindjes së inxhinierit të shquar shqiptar Karl Gega, Doktor i Shkencave Matematike, u lind në Venedik më 1802.   Pas diplomimit punoi për hapjen e rrugëve malore në Italinë e Veriut. Si inxhinier dhe kryeinxhinier ai projektoi dhe ndërtoi disa rrugë, ura, diga, kanale dhe ndërtesa. Nën drejtimin e tij u ndërtua hekurudha Vjenë-Grac-Trieste, e cila u përurua në vitin 1844. Ai projektoi dhe këmbënguli për ndërtimin e hekurudhës dhe tunelit malor të Semeringut, që kundërshtohej nga kolegët e tij dhe e çoi Karl Gegën në vetvrasje. Përfundimi me sukses i kësaj vepre shumë të vështirë ndërtimore, e përjetësoi inxhinierin e shquar shqiptar. Në stacionin e Semeringut edhe sot lartohet përmendorja e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply