10 Janar 1947, lindi Robert Ndrenika, Artist i Merituar

Robert Ndrenika

Artisti i Merituar Robert Ndrenika, lindi më 10 Janar 1947. Ai u diplomua në shkollën ‘Aleksandër Moisiu”. Rrugën artistike e filloi në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit për të vazhduar në atë të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në ekranin shqiptar. Ka krijuar dhjetra figura skenike dhe filmike që kanë mbetur në kujtesën e shikuesit për nivelin e lartë të interpretimit. Në kinematografinë tonë rolin e parë e luajti në vitin 1966, në filmin “Oshëtimë në bregdet” dhe më pas ka interpretuar role kryesore në mbi 30 filma.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply