10 Tetor 1445, osmanët u thyen në Mokër

Beteja në Mokër

Në vitin 1445, hordhitë osmane, ndërmorën disa sulme për të hyrë në thellësi të trojeve arbërore, por pa sukses. Më 10 Tetor të po atij viti, kalorësit akinxhinj, të ardhur nga Ohri, u ndeshën me forcat shqiptare në fushën e Mokrës dhe u thyen. Po këtë fat, pësoi ushtria turke dhe në vitin pasardhës. E nisur nga Shkupi, ajo u thye në fushën e Otonetës, në Dibrën e Sipërme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply