11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës

Më 11 Mars 1923, arsimtarët dhe nxënësit korçare, u bashkuan me “demostratën e bukës” të bashkëqytetarëve të tyre. Gjëndja e rëndë ekonomike dhe uria që kishte pllakosur qytetin, i detyroi mësuesit dhe nxënësit e tyre të ngrihen për bukën e gojës. Lufta e tyre ishte pjesë e një lëvizje, që kishte pushtuar gjithë vendin për të drejta ekonomike dhe për një nivel më të lartë jetese.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare