11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh

Kryetari i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes, Luigj Bumçi, më 11 Shkurt 1920, i dërgoi telegram Kryeministrit të Qeverisë Angleze Llojd Xhorxh, njëkohësisht kryetar i konferencës. Bumçi kërkonte të hiqej dorë nga plani për copëtimin e Shtetit Shqiptar. “Të ndamet e Shqipnis ndërmjet italjanësh, serbësh e grekësh, ose të nënështruemit e saj, nëpër një forme çfarëdo, nën rojën e këtyre shteteve që kanë pas kurdoherë qëllime aneksuese mbi truallin shqiptar, ka për të pas pasojat më të liga për kombin shqiptar” thuhej në telegram.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare