Papa Kaliksti III
Në letrën që Papa Kaliksti III, i dërgoi Gjergj Kastriotit me anë të ambasadorit shqiptar Gjergj Pjetri, më 11 Shtator 1457, në përgjigje të kërkesës së Heroit tonë Komëtar për ndihma, që të përballoheshin fushatat shkatërrimtare, të ndërmarra nga hordhitë osmane në Shqipëri, e njoftonte se kishte ngarkuar Johan Navarin, që nga taksat kishtare, të mbledhura në Dalmaci, një e treta e tyre ti kalonte për nevojat e luftës, Skënderbeut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Mars 378, përkujtohet Perandori Romak me prejardhje ilire, Valens Flavi
-
28 Mars 1805, koloneli anglez përshkruan kostumet fantastike shqiptare të Moresë
-
28 Mars 1913, Duka Montpensiere i Burbonëve ngriti flamurin shqiptar mbi jahtin e tij në Vlorë
-
28 Mars 1924, u krijua në Tiranë shoqëria e grave “Shqiptarka”
-
28 Mars 1929, u nënshkrua Traktati i Tregëtisë dhe Lundrimit Shqipëri-Francë