12 Janar 1923, përkujtohet sot albanologu çek Urban Jarnik

Urban Jarnik

Sot përkujtohet albanologu i shquar çek Urban Jarnik. Ai ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e gjuhës dhe folkloristikës shqiptare, dhe njëkohësisht për forcimin e miqësisë midis popullit çek dhe shqiptar. Ndër veprat e tij mund të veçohen “Kontribut për njohjen e dialekteve shqiptare”, “Përralla dhe anekdoda shqiptare” etj. Shumë i rëndësishëm është edhe letërkëmbimi i albanologut Urban Jarnik me figurat më të rëndësishme të rilindjes kombëtare si Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Kostandin Kristoforidhi, Thimi Mitko, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply