Kodiku “Vatiheanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit, është një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare. Ai u dorëshkrua në vitin 1226, në manastirin e Shën Andreas afër Krujës, në atë kohë qëndër e Principatës së Arbërit. Në këtë Kodik, është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles. Po në të, gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbërit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve, në trojet e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike