12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj

0
707

Më 12 Shkurt 1931, u vra në Vjenë gjatë atentatit kundër Zogut I, adjutanti i tij Llesh Topallaj. Ai lindi në Shkodër më 1896. Mbaroi seminarin jezuit dhe me bursë të qeverisë së Princ Vidit u dërgua në Austri për studime ushtarake. Pas diplomimit shërbeu në Shkodër dhe në Tiranë. Më 1921 mori pjesë në shtypjen e kryengritjes së Mirditës. Gjatë Revolucionit të Qershorit u arratis me përkrahësit e Ahmet Zogut dhe pas Triumfit të Legalitetit u emërua adjutant i Mbretit. Ai e shoqëroi Zogun në Vjenë, ku gjatë atentatit kundër tij, gjeti vdekjen.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi
Arikulli vijues12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.