13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno

0
1296

Në Korçë, më 13 Janar 1871, u lind shkrimtari dhe luftëtari  i lirisë Mihal Grameno. Qysh  i ri emigroi në Rumani, ku u përfshi në lëvizjen politike, si anëtar dhe sekretar  i shoqërisë “Drita”. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe luftoi me armë në dorë në çetën e Çerçiz Topullit. Për veprimtarinë e tij u burgos disa herë nga qeveria osmane. Grameno, është një ndër themeluesit e gazetarisë shqiptare të epokës së Rilindjes. Emrin e tij e ndeshim në faqet e shumë veprave dhe fletoreve të kohës, ndërsa gazetat “Lidhja Orthodokse” dhe “Koha”,  i botoi dhe drejtoi vetë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare