13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”

0
468

Në kryeqytetin bullgar, më 13 Janar 1897, filloi botimin “Dritrrëfenjësi shqip”, organ  i shoqërisë atdhetare të mërgimtarëve shqiptarë në Sofje “Dëshira”. Ai mbetet një botim me vlerë historike e publicistike; njihet si një prej almanakëve të parë shqiptarë.  i beri jehonë ngjarjeve politike të kohës, luftës së popullit për dituri, liri dhe pavarsi. Dilte me format të vegjël deri në 100 faqe, ku përfshiheshin datat kalendarike dhe ngjarje, biografi të figurave patriotike shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
Arikulli vijues13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.