13 Janar 1945, shtetëzimi i Bankës së Shqipërisë

0
454

Më 13 Janar 1945, Banka Kombëtare e Shqipërisë, u shtetëzua nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe u zëvendësua me Bankën e Shtetit Shqiptar. Sikurse dihet Banka Kombëtare u krijua në shtator 1925, në bazë të marrëveshjes  italo-shqiptare mbi Bankën dhe huanë SVEA, të përfunduar midis Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar  italian. Kapitali nominal  i saj,  ishte 12.500.000 franga ar. Subjektet shqiptare zotëronin vetëm 49% të aksioneve, kurse pjesa tjetër  i përkiste aksionerëve të huaj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare