Sot përkujtohet inxhinier Remzi Baçe. U lind në Përmet, rnë 1890. Mbaroi gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe u diplomua në Universitetin Teknik të Vjenës. Ishte anëtar i shoqërisë studentore “Albania” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Djalëria” që nxirrte ajo. Pas diplomimit, punoi inxhinier në Ministrinë e Punëve Botërore në Tiranë. Si anëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të Avni Rustemit dhe pjesëmarrës me armë në Revolucionin e Qershorit, pas triumfit të Legalitetit, emigron në Turqi, ku punoi si inxhinier në ndërtimin e hekurudhave. Më 1928, kthehet në atdhe dhe punon inxhinier në fushën e bonifikimeve . Më 1932, arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, radhitet me çetën “Dajti”. Pas luftës, deri sa doli në pension, në vitin 1966, dha ndihmesën e tij në bonifikimin dhe në Institutin e Hidrometerologjisë. Ndërroi jetë, më 13 Maj 1967.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike