“Kanuni i zhurisë” i shpallur, më 13 Maj 1913, ishte akti i parë legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor në Shqipëri. Ky ligj shënonte një nga hapat e parë drejt çlirimit nga legjislacioni otoman; ai ishte shprehje e forcimit të pavarësisë të Shtetit të rilindur Shqiptar. Juria, si pjesë në gjykimet për vepra penale, u zbatua për herë në Elbasan. Ajo përbëhej nga 12 anëtarë. Si anëtarë të jurisë, mund të zgjidheshin tregtarë, avokatë, mjekë, farmacistë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate