13 Shkurt 1937, përkujtohet sot luftëtari Halim Xhelo

0
850

Sot përkujtohet Halim Xhelo, Hero i Popullit. Luftëtar i çetës kryengritëse të Spiro Bellkamenit, një ndër organizatorët dhe luftëtarët e Luftës së Vlorës më 1920, pjesëmarrës dhe përkrahës i Revolucionit të Qershorit 1924, për të cilën u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria e Zogut. Në mërgim kreu studimet për shkencat politiko-shoqërore në Universitetin e Firences. Pas diplomimit drejtoi gazetën “Politika” dhe redaktoi fletoren “Liria Kombëtare”. Jetoi dhe zhvilloi veptimtarinë në Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Austri, Gjermani dhe në Bashkimin Sovjetik. Si veprimtar i Kominternit, u mundua të krijojë në rradhët e emigrantëve politikë frontin e rezistencës kundër nazifashizmit, që kërcënonte lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Vdiq, më 13 Shkurt 1937, në moshën 43 vjeçare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare