13 Shtator 1450, një kronikë Venedikase përshkruan “Rrethimin e parë të Krujës”

0
628

Rrethimi i Krujës

Kronika venedikase, që mban datën 13 Shtator 1450, flet për rrethimin e parë të Krujës, për mbrojtjen trimërore të Skënderbeut dhe për furnizimet që i bënte sundimtari venedikas i Shkodrës  me miell dhe bukë të freskët, ushtrisë osmane. Sikur “Konti i  Shkodrës, thuhet në kronikë, të mos e furnizonte turkun, ky do të hiqte dorë nga kjo fushatë; kështu që është frika, theksohet në dokument, se Skënderbeu, sapo të çlirohet, do të pushtojë tokat e Republikës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues13 Shtator 1775, Ahmet Kurt Pasha u merr Bushatllinjve Tiranën dhe Kavajën
Arikulli vijues13 Shtator 1304, Anzhuinët u premtojnë Shqiptarëve ruajtjen e privilegjeve
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.

PËRGJIGJU

1 + 9 =