Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës, më 14 Maj 1997, miratoi “Statutin e Universitetit”. Ky institucion i lartë arsimor, i ngritur në vitin 1951, gjatë veprimtarisë shumëvjeçare, e ka treguar se është një shkollë me tradita të denja, që mund të matet me çdo universitet të këtij profili në Europë dhe në botë. Ai ka përgatitur dhe vazhdon të përgatisë me qindra e mijëra kuadro e specialistë të lartë, që do të çojnë shkencën dhe prodhimin bujqësor edhe më përpara.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Mars 1915, Nikollë Ivanaj botoi në Shkodër numrin e parë të gazetës ”Lidhja Kombëtare”
-
29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër
-
29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri
-
29 Mars 1925, ministri Myfit Libohova nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Bankës Kombëtare
-
29 Mars 1945, Qeveria Shqiptare bëri kërkesën zyrtare për pranimin në OKB