14 Shkurt 1905, lindi juristi Rasim Kolonja

0
305

Në Manastir, më 14 Shkurt 1905, u lind Rasim Kolonja. Mësimet e para i mori në vendlindje pranë misionit laik Francez. Pas tij erdhi në Shqipëri dhe përfundoi me sukses Liceun Kombëtar të Korçës. Më 1932, u diplomua për jurist në Akademinë e Tuluzës në Francë. Në Atdhe, karrierën juridike e filloi në Vlorë e më pas në Gjirokastër. Gjatë proçesit gjyqësor kundër vëllezërve Toto, u emërua gjyqtar civil, hetues pranë Gjykatës Ushtarake Speciale. Në vitet e pushtimit të vendit shërben si gjykatës në Shkodër, kurse pas çlirimit emërohet prokuror në Berat ku shërbeu derisa doli në pension.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues14 Shkurt 1910, u mbajt në Korçë mitingu i alfabetit shqip
Arikulli vijues14 Shkurt 1880, i pari Muze në Shqipëri u themelua nga etërit jezuitë në Shkodër
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.