14 Shkurt 1982, u nda nga jeta Lirak Dodbiba, mësues me kontribute të mëdha për arsimin shqip

0
328

Pedagogu dhe studiuesi i shquar Lirak Dodbiba, u lind në Elbasan, në Nëntor të vitit 1912. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Itali dhe u diplomua në Universitetin e Lionit për psikologji. Pas kthimit në atdhe emërohet inspektor i Arsimit në Berat. Në prill të vitit 1941, bashkë me shumë arsimtarë të tjerë, shkon vullnetar për të dhënë mësim në shkollat e Kosovës. Pas kthimit dha mësim në institutin Teknik “Karl Gega” në gjimnazin e Tiranës dhe më pas më institutin Pedagogjik që u hap në Tiranë. Ai ka lënë 6 metodika të mësimdhënies së gjuhës shqipe, tekste mësimore për pedagogjinë, psikologjinë dhe logjikën, është autor i fjalorëve terminologjik, tekniko-shkencorë në tri gjuhë për 17 degë të shkencave, bashkëautor i Atlasit Linguistik të Mesdheut që është botuar nga Fondacioni Grigorio Cini di Venezia. Në bashkëpunim më pedagogun Petër Elezi kanë pregatitur dhe botuar tekstin “Gramatika e gjuhës shqipe”. Dodbiba është dekoruar me titullin “Mësues i Merituar”, “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe është dekoruar me disa medalje dhe urdhëra. U nda nga jeta më 14 Shkurt 1982.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare