15 Prill 2003, fotografi i njohur Fadil Berisha mori pjesë në jurinë e “Miss Albania”

Në jurinë e spektaklit “Miss Albania 2003”, bënte pjesë edhe fotografi i njohur në botë Fadil Berisha. Mërgimtari shqiptar ka studion e tij të njohur në Nju Jork dhe klientelën e shquar kryesisht nga bota e artit. Ka ardhur shpesh në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike dhe shoqërore. Me veprimtarinë e vet, është kthyer në një ambasador shëtitës të promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës në mbarë botën.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare