15 Shtator 1897, lindi Fuad Asllani, diplomat i shquar

Revista studentore Djalëria

Gazetari dhe diplomati i shquar Fuad Asllani, u lind më 15 Shtator 1897, në Bejrut, në një familje shqiptare funksionarësh të lartë të Perandorisë Osmane. Bashkëpunoi dhe drejtoi revistën studentore “Djalëria”, që botohej në Vjenë dhe gazetën antizogiste  “Liria Kombëtare”. U arrestua dhe u persekutua  nga Zogu dhe regjimi komunist. Si njohës i 10 gjuhëve të huaja dhe së Drejtës Ndërkombëtare, nga viti 1929, hyri në Shërbimin Diplomatik Shqiptar.  Përfaqësoi vëndin në Sofje, Londër dhe në Lidhjen e Kombeve dhe në vitin 1935, drejtoi Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply