16 Gusht 1209, Papa Inoçenti III, e quan Dhimitrin e Arbërit, gjykatës i arbëreshëve

Në një letër që Papa Inoçenti III, i dërgon abatit të Shën Pjetrit të Lingaricës, më 16 Gusht 1209, e quan Dhimitrin e Arbërit, gjykatës i arbëreshëve (indiceni Albanorum). Në akte të tjera ndërkombëtare të kohës, ai titullohet “Arkond i Madh” dhe “Panhypersevart”, që janë titujt më të lartë të hierarkisë feudale. Dhimitri, ishte sundimtari i principatës së Arbërit, formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve në Mesjetë, që dokumentohet qysh nga fundi i shekullit te 12- të, me sundimin e Progonit dhe të birit të tij Gjinit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply