16 Gusht 1942, ra dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare, “Heroi i Popullit”, Misto Mame

Me përulje e përkujton sot Atdheu, përvjetorin e rënies së dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, militantin e rinisë, “Heroin e Popullit”, Misto Mame. U lind në Erind të Gjirokastrës, më 1921, ku mori dhe mësimet e para. Mori pjesë në demostratat dhe aksionet antifashiste. Në krye të njësitit guerril të Tiranës, drejtoi shumë aksione të guximshme, ndër të cilat veçohet djegia e depos së xhenjos, në afërsi të kryeqytetit, ku zjarri vazhdoi 48 orë dhe dëmi llogaritej në 5 milion franga. Ra në luftë të pabarabartë me fashistët italianë, më 16 Gusht 1942.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply