16 Korrik 1943, u zhvillua beteja e Pojskës në Pogradec

0
319

Beteja e Pojskës në Pogradec, që u zhvillua, më 16 Korrik 1943, ka qënë nga më të ashprat e Luftës Nacionalçlirimtare. Forcat fashiste morën përforcime nga Pogradeci dhe Prrenjasi. Në luftën, që vazhdoi për disa orë, fashistët përdorën autoblindat dhe avionët. Në fushën e betejës ranë heroikisht, Reshit Çollaku, Siri Kodra, Spiro Gjiknuri, Ptoleme Xhuvani, Koli Gusho, Isuf Leka, Dilo Nesha, Arif Kuka, Ali Rrapi dhe Petrit Blloshmi. Armiku la 29 të vrarë, midis të cilëve edhe një gjeneral.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues16 Korrik 1962, u themelua Teatri Profesionist “Skampa” i Elbasanit
Arikulli vijues16 Korrik 1932, lindi Profesor Pandeli Cina
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.

PËRGJIGJU

5 + 4 =