17 Dhjetor 1920, Shqipëria anëtarësohet në Lidhjen e Kombeve

Lidhja e Kombeve

Më 17 Dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Nje rol vendimtar për këtë luajti diplomacia angleze, që kishte filluar të interesohej për burimet naftëmbajtëse shqiptare. Forin Office, ofroi shërbimet e tij me kusht që t’i jepej shoqërisë Anglo-Persiane, e drejta ekskluzive, për të kërkuar dhe shfrytëzuar naftën shqiptare. Qeveria e Iliaz Bej Vrionit, e pranoi pa kushte kërkesën angleze dhe Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply