17 Dhjetor 1932, përvjetori i të madhes, Tinka Kurti

Tinka Kurti

Sot kremtohet përvjetori i lindjes së “Zonjës së randë të skenës shqiptare”, Tinka Kurti. U lind në Shkodër, më 17 Dhjetor 1932. U ngjit për herë të parë në skenë, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe ajo mbetet strehë e dytë edhe pas 60 vjetësh. Mbi 120 role ka interpretuar, artistja e madhe në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Por ajo ka shkëlqyer edhe në ekranin shqiptar, duke filluar nga filmi i parë “Tana”, ajo ka luajtur 46 role në kinematografi. Roli i Nënë Pashakos, është një monument madhështor i nënës shqipëtare, një figurë simbol i gruas humane dhe heroike arbërore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply