17 Janar 1468, dita e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

0
773

Kombi shqiptar përkujton, më 17 Janar, Heroin e tij legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu në përvjetorin e përjetësisë. Po sjellim më poshtë letrën që Republika e Raguzës, i dërgonte  Heroit Shqiptar në vitin 1452, ku në pak rreshta skicohet portreti i tij i shkëlqyer: “I madhërishëmi dhe i fuqishmi si vëlla dhe miku ynë shumë i dashur! Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme, për të lavdëruar ose admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj dhe burrërinë tuaj të pashoqe. Kush është ai që nuk mendon se ju e keni merituar atë lavdërim dhe lavdi që çdo njeri me shpirt të lartë dëshiron t’ju japë? Ju qëndruat me forca të pakta kundër një armiku të panumërt turqish, keni ruajtur të paprekur qytetin me rrethe kundër furisë dhe peshës së një ushtrie aq fort të përgatitur. Qofshi pasqyrë e shëmbull për të gjithë princat, për të gjithë popujt dhe emrin tuaj le të kurorëzojë një famë e përjetëshme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues17 Janar 1703, u mblodh Kuvendi i Arbërit
Arikulli vijuesSkënderbeu luftonte si luan dhe falte si Zot
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.