17 Janar 1912, lindi fotografi i madh Mandi Koçi

0
327

Mandi Koçi, një nga fotografët dhe kinooperatorët tanë më të hershëm u lind në Voskopojë, më 17 janar 1912. Në Korçë ai hapi të parën studio me korent. Më 1936 fotografoi “Demostratën e bukës” dhe u arrestua dhe u torturua nga xhandarmëria e Zogut. Gjatë kohës së pushtimit fashist aparati dhe studioja e tij u vunë në shërbim të luftës antifashiste. Për këtë, ai u burgos dhe u internua nga pushtuesit. Pas çlirimit, mandi u bë një nga operatorët e parë dhe xhiroi dokumentarët e parë shqiptarë, që u shfaqën në ekranet tona. Ai është dhe operatori i filmave të parë artistikë shqiptarë: “Qeshim me veten tonë” dhe “Tana”. Por bashkëpunimi me kineastët jugosllavë, sovjetikë dhe martesa me një ruse e shpunë për herë të parë në qeli.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues17 Janar 1968, premierë e operas “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Arikulli vijues17 Janar 1880, lindi piktori Ndoc Martini
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.