17 Janar 1982, vriten nga shërbimet sekrete jugosllave luftëtarët kosovarë

0
354

Më 17 Janar 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë, agjentët e shërbimit të fshehtë jugosllav vranë mizorisht luftëtarët kosovarë të lirisë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ata punonin në ilegalitet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; ndihmonin shtypin ilegal të diasporës, sidomos fletoret “Bashkimi” dhe “Zëri i Kosovës”, ku botonin dhe shkrimet e tyre. Për nder të tyre Parlamenti i Kosovës ka emërtuar Çmimin ‘Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka”, që jepet çdo vit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare