17 Korrik 1921, u shpall e ashtuquajtura “Republikë e Mirditës”

0
43

Në Prizren, më 17 Korrik 1921, u shpall e ashtuquajtura “Republikë e Mirditës”, një krijesë politike antikombëtare e krerëve tradhëtarë mirditorë, të përkrahur e nxitur nga Beogradi. Në fund të qershorit, ata shpërthyen një lëvizje të armatosur për krijimin e krahinës autonome, ku do të përfshihej Mirdita dhe Lezha. Në këtë mënyrë, Bajraktarët mirditorë iu kundërvunë qeverisë së Tiranës dhe përpjekjeve të saj për bashkimin dhe forcimin e vendit. “Republika e Mirditës”, u kundërshtua nga qarqet patriotike dhe vetë populli i Mirditës dhe pas disa përpjekjesh më armë dhe disfatash, u shpartallua plotësisht në nëntorin e vitit 1921.

SHARE
Arikulli pasues17 Korrik 1921, u formua në Gjirokastër “Lidhja e mësuesve”
Arikulli vijues17 Korrik 1912, jep dorëheqjen qeveria xhonturke
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.

LEAVE A REPLY

3 + 5 =