17 Prill 1927, lindi në Tiranë “Artisti i Merituar”, Enver Dauti

“Artisti i Merituar”, Enver Dauti, u lind në Tiranë, më 17 Prill 1927. Mori pjesë në grupet dhe shfaqjet amatore, drejtoi rrethin teatror të Pallatit të Pionerëve në Tiranë, u angazhua në emisionet dramatike dhe artistike të Radio-Tiranës. Me krijimin e Estradës Profesioniste të Tiranës, është ndër artistët e parë të saj, duke krijuar një galeri pafund figurash, duke dhënë shfaqje në fshatra e qytete, në qëndra pune e reparte ushtarake. Krijimtarinë kinematografike, e ka filluar bashkë me ngritjen e kinostudjos “Shqipëria e Re”. Roli i tij i parë është në filmin, “Toka jonë”, me regji të Hysen Hakanit. Më pas, shikuesi shqiptar e ka ndjekur edhe në 11 filma të tjerë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare