17 Shkurt 1987, u shua mjeku Spiro Çipi

Më 17 Shkurt 1987, vdiq mjeku dhe juristi i shquar Dr.Spiro Çipi. U lind në Korçë në vitin 1909. Atje mbaroi filloren dhe Liceun dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë dhe të Drejtësisë në Universitetin e Sorbonës në Paris. Spiro Çipi ishte mjeku ligjor i parë në vendin tonë dhe për rrjedhojë edhe pedagogu i parë i Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Drejtësisë, në shkollën e Ministrisë së Brendshme dhe në Fakultetin e Mjekësisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare