Në Kuç të Kurveleshit, më 18 Mars 1935, u lind Sami Zeka, mjek dhe poet i lindur si shumica e labëve. Pas maturës. i dhanë të drejtën të ndjekë studimet e larta në Akademinë Ushtarake Mjekësore të Leningradit, sot San Petërburg. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe më pas punoi si mjek ushtarak në Laç. Kreu një kurs specializimi për epidemiologji-baktereologji në Republikën Popullore të Kinës dhe emërohet shef i repartit të epidemiologjisë në Spitalin ushtarak të Tiranës, ku doli në pension në vitin 1992. Krahas punës së përditshme në fushën e mjekësisë, Sami Zeka për asnjë çast nuk e ndërpreu punën studimore, duke fituar kështu edhe titullin e lartë “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi