19 Gusht 1691, u vra veziri i madh i Perandorisë Osmane, Fazil Mustafa Qypërli

Më 19 Gusht 1691, u vra në Hankomen të Hungarisë, veziri i madh i Perandorisë Osmane, Fazil Mustafa Qypërli, pinjoll i familjes shqiptare Qypërliu, që i dha Stambollit disa kryeministra. Pushteti i Fazil Mustafa Qypërliut, ishte kaq i madh, sa që në vitin 1687, ai mblodhi në Xhaminë Blu të kryeqytelit, asamblenë e ulemave dhe u lexoi peticionin për shkarkimin e sulltanit dhe në krye të përfaqësuesve, shkoi në pallatin mbretëror dhe shkurorëzoi sulltanin në fuqi dhe e zëvëndësoi atë, me të vëllanë Sulejmanin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply