19 Gusht 1937, kthehet në Atdhe mjekja Xhanfize Frashëri

Më 19 Gusht 1937, u kthye në Atdhe, mjekja Xhanfize Frashëri. Ajo shkoi për studime në SHBA, dhe ndoqi leksionet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Filadelfias. Pas diplomimit bëri një muaj stazh, duke u specializuar për pediatri. Xhanfize Frashëri është mjekja e parë shqiptare, që punoi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve shqiptarë. Sot janë qindra simotra të saj, që kanë diplomën e mjekut, madje dhe grada e tituj shkencorë në mjekësi, por këtë rrugë e para, e shkeli Xhanfize Frashëri.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply