19 Gusht 1937, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimit të Foshnjores së parë në vendin tonë

Në sheshin që sot ndodhet midis Teatrit të Kukullave dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, më 19 Gusht 1937, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimit të Foshnjores së parë në vendin tonë, që u quajt “Foshnjorja Hysen Nikolica”. Ndërtesa u projektua nga arkitekti i famshëm shqiptar, Qamil Butka dhe u ngrit me shpenzimet e zonjës Nikolica, në kujtim të bashkëshortit të saj. “Foshnjorja Hysen Nikolica”, ishte institucioni i parë parashkollor, që u hap fill pas çlirimit të Shqipërisë dhe u quajt “Kopshti i Fëmijëve”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply