19 Janar 1995, vizitë në Tiranë e Pitkinit

Aktori i shquar britanik Norman Uisdom, apo siç njihet në publik, Pitkini, më 19 Janar 1995 arriti në Tiranë për një vizitë 4 ditore. Ai pati shumë takime me artistë e politikanë të vendit, pa shfaqjet e pregatitura për nder të tij dhe improvizoi edhe vetë interpretime të skeçeve dhe pantonimave. Ai vizitoi objektet që përfshihen në projektin e tij të ndihmës mjekësore si Spitalin nr. 1 dhe 2, Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Kryqin e Kuq, Spitalin Pediatrik e Disotrofik, etj. Ai u nderua me çmimin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Menjëherë pas kthimit në atdhe, Norman Uisdom u nderua nga Mbretëresha Elisabetë me “Urdhërin e Mbretërisë Britanike” dhe u përfshi kështu në “Listën e Nderit të Mbretërisë Britanike”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare