19 Janar 1997, ekspozitë e piktorit Skënder Kamberi në Greqi

Më 19 Janar 1997, piktori ynë Skënder Kamberi, hapi në qytetet greke Livadhja, Makropolis dhe Agrinjo, tre ekspozita të suksesshme vetjake me 40 punime. Shquheshin ndër to peisashet, kompozimet dhe portretet. Media greke i bëri jehonë pozitive krijimtarisë artistike të piktorit vlonjat. U pëlqyen sidomos punimet “Gjiu i detit”, “Në lundrim”, “Eksodi”, “Vajza e valëve”, “Shpirti i paqes”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare