19 Maj 1456, në betejën e Oranikut, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, korri një fitore të dyfishtë

Në betejën e Oranikut, në afërsi të Dibrës, që u zhvillua më 19 Maj 1456, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, korri një fitore të dyfishtë: theu ushtrinë osmane prej 15 mijë kalorësish dhe riktheu Moisi Golemin, në radhët e ushtrisë shqiptare. Moisiu ishte pinjolli i familjes së madhe feudale të Arianitëve-Golemëve, një nga komandatët kryesor të Skënderbeut. Por në korrik të vitit 1455, i pakënaqur nga përqëndrimi i pushtetit në duart e Kastriotit, kaloi në anën e turqve. Pas disfatës në Oranik, ju dorëzua Kastriotit dhe i shërbeu atij deri në fund. Në Vajkal të Bulqizës, ai u kap rob nga turqit, por nuk pranoi të vihej në shërbim të tyre dhe vdiq nga torturat e tmerrshme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare