19 Maj 1835, u zhvillua një betejë e përgjakshme, në rrugët e qytetit të Shkodrës

Në rrugët e qytetit të Shkodrës, më 19 Maj 1835, midis qytetarëve të udhëhequr nga esnafët, të cilave u kishin ardhur në ndihmë edhe 3 mijë malësorë të armatosur dhe reparteve të rregullta turke, u zhvillua një betejë e përgjakshme. Lufta vazhdoi 33 orë rrugë më rrugë, e shtëpi më shtëpi. Osmanët nuk mundën të përballojnë furinë e kryengritësave dhe u detyruan të tërhiqen, e të mbyllen në kalanë e “Rozafës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare