Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi Anastas Kondo, u nda nga jeta, më 19 Maj 2006. Pas përfundimit të Politeknikumit të Tiranës u diplomua inxhinier paleontolog në Leningrad. Rrugën e punës dhe të jetës, e nisi në Institutin e Studimeve Gjeoiogjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Por pasioni i tij, ishte letërsia dhe ajo e bëri të njohur. Është autor i disa teksteve shkencore, që hodhën themelet e Mikropaleontologjisë Shqiptare, por lexuesi njeh vëllimet letrare “Urs”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit” “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë”. Në ekranin e madh dhe të vogël edhe sot, shfaqen filmat e realizuar me skenarët e tij si, “Misioni përtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi një ditë”, “Partizani Velo”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate