Ka ardhur deri në ditët tona akti i shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotorr, që mban datën, 19 Qershor 1166. Në të përmenden disa klerikë të lartë të Arbërisë, si Peshkop Lazëri i Arbërisë, abati i Shën Shelbuenit të Arbërisë, Andrea priori i Arbërisë etj. Pjesëmarrja e klerikëve të lartë në këtë ceremoni, flet jo vetëm për ekzistencën e Principatës së Arbërit para vitit 1166, por edhe për marrëdhëniet që ajo kishte, me principatat e tjera feudale ballkanike dhe arbërore. Siç dihet, Principata e Arbërit, është formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve në mesjetë, që dokumentohet që nga shekulli i XII. Kjo flet, jo vetëm për autoktoninë e shqiptarëve, por edhe për aftësitë shtetformuese të tyre, për zhvillimin shoqëror të popullit tonë, krahas atyre të Europës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Mars 1915, Nikollë Ivanaj botoi në Shkodër numrin e parë të gazetës ”Lidhja Kombëtare”
-
29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër
-
29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri
-
29 Mars 1925, ministri Myfit Libohova nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Bankës Kombëtare
-
29 Mars 1945, Qeveria Shqiptare bëri kërkesën zyrtare për pranimin në OKB