2 Maj 1982, përkujtohet sot Pjetër Gjoka, “Artist i Popullit”

Sot përkujtohet aktori i shquar i skenës dhe ekranit shqiptar, Pjetër Gjoka, “Artist i Popullit”.. Për herë të parë u ngjit në skenë, në vitin 1930. Më pas, erdhën rolet në pjesët “E mbesa e priftit”, “Shqiptari i qytetëruem”, “Kthimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut”, etj. Në dhjetor të vitit 1944, provoi gazetarinë në fletoren “Koha e re”, që e drejtonte Kol Jakova, ku punoi deri në vitin 1946. Në shtator të atij viti, me një bagazh prej 27 role kryesore, filloi punë në Teatrin e Ushtrisë. Interpretimi i suksesshëm i disa roleve, e çoi në skenën e Teatrit Popullor. Roli i parë, ishte në komedinë e Molierit, “Tartufi”, por ai u bë i njohur për shikuesin e kryeqytetit, me pjesën “Për ata që janë në det”. Më pas u duartrokit në dhjetra role të tjera parësore të autorëve shqiptar dhe të huaj. Në ekran, për herë të parë u prezantua me filmin, “Skënderbeu”, që ka merituar çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, për vitin 1954. Pjetër Gjoka vdiq, më 2 Maj 1982.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare