Shfletojmë vëllimin e parë të “Enciklopedisë së shkurtër letrare”, botim i vitit 1962. Në faqen 455, për Marin Barletin shkruhet: “humanist shqiptar”. Botoi në vitin 1504, “Rrethimi i Shkodrës” mbi luftën heroike të banorëve të këtij qyteti kundër pushtuesve turq gjatë viteve 1474-1478, ku mori pjesë vetë Marin Barleti. Në Romë në gjuhën latine doli : “Historia e jetës dhe heroizmave të Skënderbeut”, libër që ka frymëzuar shkrimtarët shqiptar në krijimin e jetëshkrimit të Skënderbeut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Mars 378, përkujtohet Perandori Romak me prejardhje ilire, Valens Flavi
-
28 Mars 1805, koloneli anglez përshkruan kostumet fantastike shqiptare të Moresë
-
28 Mars 1913, Duka Montpensiere i Burbonëve ngriti flamurin shqiptar mbi jahtin e tij në Vlorë
-
28 Mars 1924, u krijua në Tiranë shoqëria e grave “Shqiptarka”
-
28 Mars 1929, u nënshkrua Traktati i Tregëtisë dhe Lundrimit Shqipëri-Francë