Senati i Venedikut, i mbledhur, më 2 Qershor 1403, shqyrtoi gjëndjen e zotërimeve të tij në trojet arbërore dhe vendosi fortifikimin e qytetit të Durrësit, “në mënyrë të tillë, që nga ana e tokës dhe e detit, mund të ruhej dhe të shpëtohej”. Po kështu, senati udhëzonte njerëzit e vet, që të fortifikojnë grykën e Bunës, si arter i rëndësishëm lundrimi dhe tregëtie dhe si vend ku mund të strehohen galerat venedikase. Nga ana tjetër, ai e shihte me dyshim dhe frikë, planin e kontit shqiptar Niketa Topia, zot i Krujës, i cili synonte të ndërtonte në zonën e Shën Markut, në afërsi të Durrësit, një fortesë. Senati porosit njerëzit e vet, që me çdo kusht të ndalohet një gjë e tillë, se rrezikon zotërimet e Venedikut, në trojet arbërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi