20 Gusht 1988, vdiq gjeneral Zija Kambo

Në 20 Gusht 1988, vdiq gjeneral Zija Kambo, veprimtar i shquar i Luftës Nacionalçiirimtare, “Hero i Popullit”. Në rininë e tij, mori pjesë në disa atentate dhe aksione kundër pushtuesve fashistë, u rreshtua në rradhët e batalionit “Fuat Babani” dhe u emërua komandant kompanie. Në betejën për çlirimin e Tiranës, ishte komandant brigade dhe anëtar i Shtabit Operativ. Në vitin 1959, u gradua gjeneral dhe iu dha titulli i lartë “Hero i Popullit”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply