20 Janar 1899, lindi gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani

Në Boboshticë të Korçës, më 20 Janar 1899, u lind gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani. Shkroi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar në Rumani dhe Shqipëri. Ai ështe drejtori i parë i Radio Tiranës. Ka lënë një sërë artikujsh si dhe librat satirikë “Brumbulli në gaz”, “Satira në vargje”. Si përkthyes pruri në shqip disa drama e komedi të Viktor Eftimiut. Në 1945 dënohet me 15 vjet burg.  Katër vjet pas lirimit vdiq në Tiranë në vitin 1954.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare