20 Korrik 1971, lindi gazetarja Ermenita (Njuma) Stafa

Gazetarja Ermenita (Njuma) Stafa, u lind më 20 Korrik 1971. Pas diplomimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, filloi punë si gazetare redaktore në Radio-Tirana, ku vazhdon edhe sot. Ka prurë në mikrofon problemet shoqërore dhe kulturore të kohës dhe traditës, në formën e radioportretit, radioreportazhit, radiopërshkrimit dhe cikleve radiofonike. Për punë të sukseshme në vitin 2000, u vu në krye të redaksisë së programeve të mbrëmjes dhe më pas, emërohet drejtore e departamentit të programit të parë. Ermenita është një ndër anëtarët e kolegjiumit të Radio-Tiranës, Radios së parë shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply